VIDEO/ Gol mes polemikash dhe karton i kuq! Partizani i Kërnajës fiton pas 99-të minutash në Elbasan

Skuadra e Partizanit ia ka dalë të marrë fitore të vyer në transfertë ndaj Elbasanit, duel i vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ndeshja e parë.

Edhe pse të dyja skuadrat ishin “kërcënuese” në 45 minutat e para, nuk e gjetën dot golin. Në fraksionin e dytë, u rritën “dozat” e rasteve në kuadrat, por goli erdhi vetëm në minutën e 94-të.

Sulmuesi i “Demave të Kuq” Xhuliano Skuka, u tregua i saktë nga penalltia, duke i dhënë fitores të tijëve, ndërsa trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic, u ndëshkua me karton të kuq.

Një fitore që vlen shumë për Partizanin, ndërsa ndeshja e dytë mes ekipeve në fjalë do përcaktojë gjysmëfinalistin në këtë çift.

Elbasani 0 – 0 Partizani

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Daniel Vrapi

Lajme të tjera |  Tirana pret ende sulmuesin, në Rumani e lënë me pikëpyetje

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Janacek, Olberkis, Tsague, Loukili, K.Kasa, Lajthia, Abbas, A.Kasa, Manellari, Azemovic, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Ismaili, Kola, Isgandarli, Human, Toma, Buxhelaj, Sembene, Sidibe, Qaka. Trajner: Oltijon Kërnaja.

LIVE:

90+9′ – Përfundon ndeshja Elbasani – Partizani, vendos goli i Skukës.

90+6′ Trajneri Gvozdenovic ndëshkohet me karton të kuq.

90+4′ Xhuliano Skuka tregohet i saktë nga penalltia, Partizani kalon në avantazh.

85′ – Buxhelaj i “pafat”, tentativa e mbrojtësit ndale nga Olberkis.

69′ – Lajthia humb rast flagrant para portës.

46′ – Nis pjesa e dytë.

45+4′ – Mbyllet pjesa e parë pa gola.

36′ – Human bën gjithçka mirë, por portieri i Elbasanit Janacek pret “mrekullisht”.

Lajme të tjera |  Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

12′ Partizani i afrohet golit me Tomën, pret Janacek.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis çerekfinalja e Kupës mes Elbasanit dhe Partizanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us