VIDEO/ Kupa e Botës 2026, hidhet shorti! Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm, ka edhe “grupe vdekje” me përballje ekipesh të forta

Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.

Ndiqni në vijim momentet kryesore të ceremonisë së sotme:

GRUPI A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Play-Off UEFA D

GRUPI B: Kanada, Play-Off UEFA A, Katar, Zvicër

GRUPI C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

GRUPI D: SHBA, Paraguai, Australi,  Play-Off UEFA C (Kosova)

GRUPI E: Gjermani, Kuraçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

GRUPI F: Holandë, Japoni, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Tunizi

GRUPI G: Belgjikë, Egjipt, Iran

GRUPI H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabi Saudite, Uruguai

GRUPI I: Francë, Senegal, Play-Off ndërkontinental 1, Norvegji

GRUPI J: Argjentinë, Algjeri, Austri

GRUPI K: Portugali, Uzbekistan, Kolumbi

GRUPI L: Angli, Kroaci, Panama

SKUADRAT NË VAZO

VAZO 1: Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut

VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.

CEREMONIA LIVE 

Ora 20:07 – Mbyllet procedura e shortit.

Ora 19:58 – Radha e Uejn Gretzki të tërheqë goglat e vazos së katërt, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Lajme të tjera |  Stiven Shpendi ndez merkaton, tre klube pas futbollistit shqiptar

bandicam 2025-12-05 19-58-35-353

Ora 19:47 – Tani e ka radhën Aron Xhaxh të tërheqë goglat për skuadrat e vazos së tretë.

bandicam 2025-12-05 19-46-55-866

Ora 19:36 – Shakil O’Nill ka radhën që të tërheqë goglat për skuadrat në vazon e dytë.

bandicam 2025-12-05 19-36-35-246

Ora 19:29 – Tom Bredi nis të tërheqë goglat për skuadrat e vazos së parë.

bandicam 2025-12-05 19-30-24-503

Ora 19:22 – Ish-hokeisti Uejn Gretzki, lojtari i bejsbollit Aron Xhadxh, ish-basketbollisti Shakill O’Nill dhe ish-lojtari i NFL, Tom Bredi, formojnë katërshen e emrave që do të tërheqin goglat për shortin e mirëfilltë.

bandicam 2025-12-05 19-23-39-419

Ora 19:19 –Shpjegohet procedura e shortit, me ndarjet në vazo dhe të gjitha rregullat, përfshirë edhe vendosjen e skuadrave që vijnë nga play-off, ku gjendet edhe Shqipëria. (VIDEO)

Ora 19:14 – Në skenë ngjitet tashmë drejtuesi i shortit të mirëfilltë, ish-futbollisti anglez Rio Ferdinand. Bashkë me të drejton edhe Samantha Xhonson.

bandicam 2025-12-05 19-14-37-581

Ora 19:00 – Në skenë ngjitet këngëtarja e njohur amerikane Laurin Hill për një tjetër moment muzikor.

bandicam 2025-12-05 19-05-07-112

Ora 18:55 – Kuptohet bëhet fjalë për tërheqjen simbolike të goglave me vendet e tyre, pasi ato janë paracaktuar për çështje kalendari: Meksika në A1, Kanada në B1 dhe SHBA në D1. (VIDEO)

bandicam 2025-12-05 18-54-43-388

Ora 18:47 – Xhani Infantino kthehet në skenë dhe fton aty kryeministrin e Kanadasë, Mark Karnei, presidenten e Meksikës, Klaudia Shainbaum dhe presidentin e SHBA, Donald Tramp për një short të veçantë.

bandicam 2025-12-05 18-49-20-786

Ora 18:40 – Trajneri i Argjentinës, Kampione Bote në fuqi, Lionel Skaloni, është ai i cili sjell në skenë trofeun e Kupës së Botës. “Do mundohemi ta fitojmë përsëri”, thotë ai në skenë. (VIDEO)

Lajme të tjera |  Kumbulla drejt largimit, tre skuadra të La Ligas vihen pas lojtarit të Kombëtares shqiptare

bandicam 2025-12-05 18-40-22-924

Ora 18:37 – Presidenti Tramp merr medaljen dhe falënderon Infantinon për organizimin e Botërorit, duke theksuar se janë shitur bileta “si asnjëherë më parë në historinë e turneut”.

bandicam 2025-12-05 18-38-19-295

Ora 18:30 – FIFA i jep “Çmimin e Paqes FIFA”, të parin e këtij lloji, presidentit të SHBA, Donald Tramp. (VIDEO)

bandicam 2025-12-05 18-32-23-681

Ora 18:23 – Në skenë janë Robi Uilliams dhe Nikol Shercinger të cilët këndojnë hitin “Desire” që është një nga këngët e Botërorit 2026.

bandicam 2025-12-05 18-25-06-083

Ora 18:18 – Para se të largohet nga skena, Infantino kthen sallën në një stadium të vogël me thirrjet për SHBA, Kanadanë dhe Meksikën. (VIDEO)

Ora 18:14 – Pas klipit prezantues të Kupës së Botës dhe legjendave të saj, në skenë e ka radhën të zbresë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili e nis me falënderimet për pritësit e turneut, duke nisur nga Donald Tramp. (VIDEO)

bandicam 2025-12-05 18-14-05-705

Ora 18:06 – Në skenë janë prezantuesit e kësaj mbrëmje, modelja Haidi Klub dhe aktori Kevin Hart.

bandicam 2025-12-05 18-07-47-350 bandicam 2025-12-05 18-06-50-741

Ora 18:01 – Shfaqja nis me tenorin e famshëm italian Andrea Boçeli teksa këndon “Nessun Dorma”.

bandicam 2025-12-05 18-05-49-668

Ora 18:00 – Nis ceremonia e hedhjes së shortit.

NDARJA NË VAZO

VAZO 1: SHBA, Meksikë, Kanada, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut

VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B, Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us