VIDEO/ Lautaro Martinez “zgjon” Interin pas dy humbjesh radhazi, zikaltërit “kërcënojnë” Milanin kryesues

Pas dy humbjeve ndaj Milanit në Serie A dhe Atletico Madrdit në Champion League, skuadra e Interit është rikthyer te fitorja në transfertë karshi Pisa, 2 – 0.

Golat për zikaltërit kanë ardhur nga sulmuesi kryesorë Lautaro Martinez, respektivisht në minutat 69 dhe 83’. Një ndeshje aspak e lehtë, ku e demostrojnë edhe goditjet në kuadrat 2 – 3 për të besuarit e Cristian Chivu.

Pas 13 javësh Serie A, Interi ngjitet në kuotën e 27 pikëve, 1 më pak se Milanin kryesues, por renditja mund të ndryshojë në varësi të ndeshjes Roma – Napoli.

 

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Tirana e frikshme, prezanton edhe futbollistin që luan me kombëtaren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us