VIDEO/ Ndërhyrje “horror” nga “maestro” i Shqipërisë, Juljan Shehu përjashtohet nga fusha

Skuadra e Widzew Lodz ka marrë fitore “jetike” për mbijetesën në “Ekstraklasa” të Polonisë, e përfunduar 3 – 1 kundër Lechia Gdansk.

Mefushori i Shqipërisë, Juljan Shehu, u ndëshkua fillimisht në minutën e 82-të, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë, ai mori sërish të verdhë, e përkthyer me përjashtimin nga fusha e blertë.

Kartoni i dytë i verdhë për “regjisorin” e Kombëtares erdhi pas ndërhyrjes “horror” ndaj rivalit, goditje direkt me takë në këmbën e lojtarit mik. Pas 32 javësh në elitën e futbollit polak, ekipi i Widzew Lodz mban vendin e 12-të me 39 pikë, 1 më shumë nga rënien një kategori më poshtë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us