Ndeshja e sotme mes Elbasanit dhe Vllaznisë është një përballje mes skuadrash të cilat synojnë kreun e renditjes së Superiores.
Të dy ekipet janë alternuar shpesh në majën e klasifikimit në këto javë dhe padyshim do të kërkojnë të kthehen atje, pasi janë parakaluar për momentin nga Egnatia.
LIVE ELBASANI-VLLAZNIA 1-0
48′ Tsague
NGJARJET KRYESOR
90’+5’ Bismark ndjek një top në zonë dhe përplaset me Janaçek, teksa të dy kërkojnë më pas ndihmën e stafeve mjekësore. (VIDEO)
90’+2’ Ibraimi hyn në fushë në vend të Loukilit në radhët e Elbasanit.
90’+1’ Kubazi merr vendin e Bajramit te Vllaznia.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Një gjuajtje në ecje e sipër e Kallakut devijohet jashtë portës së Elbasanit.
88’ Bajrami i shtohet listës së të ndëshkuarve me të verdhë.
87’ Loukili harkon direkt nga këndi drejt portës, Pohls grushton në vështirësi.
84’ Mbrojtja e Vllaznisë mbetet një moment krejtësisht jashtë pozicioni dhe Ze Gomesh niset i vetëm drejt Pohls. Por në mënyrë të pabesueshme sulmuesi gjuan jashtë duke shpërdoruar një gol të sigurt. (VIDEO)
84’ A. Kasa merr vendin e Tsague në radhët e Elbasanit.
79’ Traversa i mohon golin Kallakut, pas ekzekutimit thuajse perfekt të një goditje dënimi ballore. (VIDEO)
77’ Bismark merr vendin e Krymit te Vllaznia.
74’ Një harkim nga e djathta e sulmit gjen në zonë Balajn i cili tenton roveshatën që bllokohet nga mbrojtësit.
70’ Pusi merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.
67’ Delaj hyn në fushë në vend të Bunjakut te Elbasani.
65’ Elbasani rrezikon me një gjuajtje të Ze Gomesh të ndalur nga Pohls. Por gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje të Tsague gjatë aksionit. (VIDEO)
64’ Gjuajtje e fortë e Qatos në kufijtë e zonës, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtën e Janaçek. (VIDEO)
63’ Kastrati lëshon një predhë drejt portës nga e djathta me Janaçek i cili i përgjigjet mirë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
62’ Lulaj del mirë nga e djathta, pason për Ze Gomesh i cili nuk kontrollon sferën që del jashtë në fundore.
59’ Top interesant për Bunjakun në të djathtën e sulmit, anësori sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
58’ Kastrati ndëshkohet gjithashtu me karton të verdhë për një faull ndaj Loukilit.
55’ Loja ndalet shpesh tashmë për shkak të faulleve dhe protestave të vazhdueshme për vendimet e kryesorit.
48’ GOOOL ELBASANI! Loukili gjen Tsague i cili me një rrotullim të shpejtë mposht Pohls me një goditje perfekte. (VIDEO)
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë me protesta të tjera të shkodranëve që donin të ekzekutonin një goditje këndi.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
43’ Elbasani i afrohet golit me goditje dënimi, pasi topi gjen Lulajn në zonë. Gjuajtja e tij me kokë grushtohet nga Pohls. (VIDEO)
42’ Qose harkon nga këndorja, Pohls grushton jo pa vështirësi.
41’ Loukili gjen hapësirë në të majtën për të gjuajtur, sfera devijohet dhe shkon në këndore.
38’ Ibrahim depërton në zonë dhe tenton të pasojë në qendër, Bajrami devijon në këndore. (VIDEO)
34’ Tsague përfiton nga rrëshqitja e Gurishtës, ia del të afrohet në zonë dhe gjuan në mënyrë tmerrësisht të gabuar. (VIDEO)
30’ Karton i verdhë edhe për Loukilin i cili ndal një kundërsulm të shkodranëve.
26’ Vllaznia mbetet me 10 lojtarë! Tsague rrëzohet pas një kontakti i përplasur mes Bajramit dhe Gjinit. Gjyqtari i tregon kartonin e verdhë Gjinit, që është i dyti dhe i jep të kuqin, ndërsa shkodranët protestojnë duke kërkuar të verdhin për lojtarin tjetër. Ndëshkohet edhe Balaj me të verdhë për protesta. (VIDEO)
22’ Mala shfaqet i vetëm para Janaçek dhe tenton të mposhtë portierin por është në pozicion jashtë loje dhe aksioni bëhet i pavlefshëm. (VIDEO)
21’ Një goditje këndi për Elbasanin harkohet rrezikshëm drejt portës në shtyllën e parë, sfera grushtohet nga Pohls.
16’ Ndëshkohet edhe Krymi me të verdhë për një faull ndaj Lajthisë. (VIDEO)
15’ Murataj krijon hapësirë dhe gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe shkon lehtë në duart e Janaçek. (VIDEO)
10’ Tjetër mundësi e mirë e Vllaznisë, me një gjuajtje fluturimthi të Kallakut që prek traversën dhe shkon jashtë. (VIDEO)
9’ Aksion i rrjedhshëm i Vllaznisë që nxjerr Kastratin në pozicion gjuajtje, por tentativa e tij nga e djathta ndalet nga Janaçek. (VIDEO)
8’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Lajthisë.
5’ Lajthia kthehet në fushën e lojës i fashuar në gju duke tentuar që të vazhdojë ndeshjen.
4’ Bunjaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Muratajt. (VIDEO)
2’ Lajthia kërkon menjëherë ndihmën e mjekëve për probleme në gju. Elbasani me 10 lojtarë për momentin.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Manellari, Musta, Qose, Ibrahim, Bunjaku, Lajthia, Loukili, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Pohls, Bajrami, Gjini, Kuros, Gurishta, Krymi, Mala, Kallaku, Murataj, Kastrati, Balaj.
Trajner: Edi Martini





