VIDEO/ Penallti e humur, gol, përplasje dhe karton i kuq, Vora bën për “ujë të ftohtë” Partizanin

Ka përfunduar me shifrat 1-0 përballja mes Partizanit dhe Vorës. Skuadra e Arian Bellait i aka dalë të sigurojë 3 pikët në shtëpi, duke mposhtur kështu ekipin e Oltijon Kërnasë.

Një ndeshje e luftuar mes skuadrave, ku Partizani humbi një penallti me Toma në minutat e fundit të pjesës së parë, ku topi i gjuajtur nga lojtari u përplas në shtyllë.

Më kërkues ishin kryeqytetasit në pjesën e dytë, por goli vendimtar i takimit erdhi në minutën e 90-të, ku Vora kaloi në avantazh. Vendimtar ishte Dario Daka, i cili gjeti rrugën e rrjetës.

Minutat e mbetura ishin shumë të tensionuara, ku arbitri Albert Doda nxori të kuqin për Arian Bellain.

Abissnet Superiore: Java e 19-të

Stadiumi: “Vora”

Arbitër: Albert Doda

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Qirko, Martinez, Atanaskoski, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Isgandarli, Hjumen, Binstuka, Toma, Sembene. Trajner: Oltijon Kërnaja

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ E bëri debutimin përkrah Harry Kane, Bayern Munich “kyç” mesfushorin shqiptar

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Ruzgis, Dalipi, Barjamaj, Shehi, Geci.Trajner: Arjan Bellaj

LIVE:

90+5′- Perfundon ndeshja me fitoren e Vores 1-0 ndaj Partizanit.

90′- 5 minuta shtese.

90′- Vora ne avantazh 1-0. Goli I Dario Dakas eshte i rregullt.

89′- Gol nga Vora, por goli fillimisht ndalohet festa dhe do te rishikohet në VAR.

88′- Te Partizani pretendojnë sërish për penallti, pasi Gudjufi është rrëzur në zonë, por për Dodan nuk ka asgje.

63′- Goditje këndi për Partizanin, Atanaskovski kroson drejt zonë, por topi përfundon në duart e Harizajt.

54′- Tension në mesfushë nga lojtarët e dy skuadrave. Bardhi dhe Bytyçi ndëshkohen me karton të verdhë.

46′- Nis pjesa e dytë, ekipet kërkojnë golin e fitores.

45+1- Mbyllet 0-0 pjesa e parë mes Partizanit dhe Vorës.

Lajme të tjera |  Kumbulla drejt largimit, tre skuadra të La Ligas vihen pas lojtarit të Kombëtares shqiptare

45+1′- Penallti për Partizanin, Isgandarli rrezohet në zonë dhe arbitri jep 11 metërsh. Toma e merr përsipër, por fati nuk është me të kuqtë, pasi ndalet në shtyllë. 

26′- Vora niset në kundërsulm me Ruzgis, por sulmuesi në vrap e sipër çon topin jashtë porte.

25′- Partizani këmbëngul me Hjumen, por këtij të fundit i merret topi nga Kasalla.

16′- Vora provon sërish me Dalipin, por goditja e lojtarit të vendasve ndalet nga Qirko.

6′- Goditje dënimi për Partizanin, Atanaskovski provon nga distanca, por Haziraj është në vendin e duhur.

3’- Vora shfaqet rrezikshëm. Kasalla rrëzohet në zonë dhe vendasit pretendojnë për penallti, por për gjyqtarin është gjithçka në rregullt.

1’- Starton sfida në Vorë, ekipet në kërkim të fitores.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us