Ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve socialistë që u larguan menjëherë, Ardit Bido nuk synoi të largohej menjëherë nga Kuvendi pas seancës plenare, ku qindra protestues u mblodhën me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit e kanë rrethuar deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i bërë thirrje: O hajdut!
Bido është ‘konfrontuar’ me ta duke i pyetur se çfarë u ka vjedhur.
Situata më pas u tensionua pasi shume persona u afruan pranë tij duke sjellë ndërhyrjen e policisë për largimin e tij nga turma.
Një protestues gjithashtu u neutralizua nga policia pasi tentoi të shkonte pas efektivëve të cilët po shoqëronin Bidon.





