Goli i Bukajo Saka në pjesën e parë i siguroi Arsenalit kualifikimin në vetëm finalen e dytë në historinë e tyre në Champions League, saktësisht 20 vite pas së parës, pasi “Topçinjtë” mposhtën Atletiko Madrid 1 me 0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales (2-1 në total).

Skuadra spanjolle nuk do të dëshirojë të rikthehet shpejt në Angli, pasi pësoi humbjen e katërt si mysafire ndaj klubeve të Premier League në sezonin 2025/26 dhe të dytën në këtë stadium por kjo mbrëmje i përkiste plotësisht Arsenalit, që e meritoi plotësisht kualifikimin.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta mbetet i pamposhtur në këtë edicion të Champions League (11 fitore, 3 barazime), duke zgjatur gjithashtu ecurinë mbresëlënëse në shtëpi në këtë kompeticion me vetëm një humbje në 25 ndeshjet e fundit (18 fitore, 6 barazime).
Tani Arsenali pret finalen në Budapest më 30 maj, ku do të përballet me fituesin e duelit mes PSG-së dhe Bajernit të Mynihut.
FT: ARSENAL-ATLETIKO MADRID 1-0
Saka 44′
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
80′ Arsenali menaxhon mjaft mirë epërsinë, duke mos i lënë hapësira spanjollëve.
66′ Pranë golit Arsenali me Gyokeres, por sulmuesi suedez nuk finalizon dot një shans të artë në afërsi të pikës së penalltisë. (VIDEO)
51′ E pabesueshme çfarë katranos Xhovani Simeone, argjentinasi shpërdoron një rast të artë me portën e boshatisur, teksa u vu në presion nga Saliba. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
44′ GOOOL ARSENAL 1-0/ Zhbllokohet sfida, Saka kalon në avantazh vendasit! Shpërthen festa në Londër. (VIDEO)
35′ Ndizet sfida, Arsenali e rrit ndjeshëm presionin. Kërkohet edhe 100 metërsh, por gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)
25′ Minuta të kujdesshme, ende asnjë gjuajtje në kuadrat.
10′ Start i ekuilibruar, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.
1′ Starton sfida!





