Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po fiton në shtëpi përballë Alanyaspor. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të Superligës turke, është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, deri në këto momente. Dibrani shënoi një supergol me të djathtën në minutën e 62-të të sfidës.
Kështu, Laçi shkon në kuotën e 4 golave, teksa ka dhuruar edhe 3 asiste.





