VIDEO/ Supergoli i sulmuesit të Pogradecit “magjeps” edhe FSHF-në, “perla” e Preknicajt vlerësohet maksimalisht

Pogradeci mund t’i gëzohet momentit të mirë që po kalon, pas fitores së pastër 3-0 përballë Ilirisë, të vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë.

Krahas pikëve të fituara, liqenorët mund të ndihen edhe me fat, për shkak se njëri prej golave të shënuar në këtë përballje, ai i shënuar nga sulmuesi i qendrës, Kristian Preknicajt u shpall dhe goli më i bukur i mesjavës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Preknicaj shënoi në minutën e 39-të falë një goditje akrobatike, duke lënë të shtangur portierin e miqve.

Lajme të tjera |  “I kemi të gjithë në dispozicion, psikologjisht gati!” Nevil Dede për ndeshjen në Champions: Besojmë te forcat tona! Xhemajli i ngre “murin” kundërshtarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us