Tirana më në fund buzëqesh për fitoren e parë të Orges Shehit. Një fitore e vuajtur përballë një rivali direkt për mbijetesën si Bylisi, pasi erdhi me thuajse një rast të vetëm gjatë të gjithë takimit për bardheblutë.

Pjesa e parë ishte më shumë shëtitje nga të dy skuadrat, e luajtur fare pa ritëm e dëshirë, edhe pse për të dyja pikët janë thelbësore.
Më pas, në pjesën e dytë ishte Bylisi që rrezikoi i pari dhe tronditi edhe shtyllën me anë të Kamara. Shehi bëri lëvizjen në pankinë duke hedhur në fushë Alvarez e Tabeku, duke qenë vendimtar pasi i pari dha asistin për golin e të dytit, që i dha avantazhin Tiranës me rastin e parë dhe të vetëm të mirëfilltë të të gjithë ndeshjes.
Më pas Bylisi provoi të kthehej në lojë, por si rrallëherë pa gjuajtur në katërkëndorin kundërshtar, me një pasaktësi të pazakontë për ballshiotët. Kjo bëri që në fund Tirana t’i gëzohej tre pikëve sipas planit në ndeshjen e parë ndër tre përballjet direkte ku kryeqytetasit i kanë cilësuar si thelbësore fitoret për të siguruar mbijetesën.
TIRANA-BYLIS 1-0
67′ Tabeku
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Tiranës.
90’+4’ Bekaj ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.
90’+1’ Përndreca ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Falaje.
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
88’ Xhixha i lë vendin Lleshit në radhët e Tiranës.
83’ Adepoju dhe Sanogo dhe hyjnë në fushë në vend të Kane e Përgjonit në radhët e Bylisit.
84’ Falaje niset në kundërsulm e gabon gjithçka me gjuajtjen e tij, duke mos pasuar as për Xhixhën e as për Mehmetin. (VIDEO)
81’ Bylisi ekzekuton goditje dënimi nga e djathta, topi shkon te Përgjoni i cili i vetëm me kokë në zonë gjuan shumë lart mbi portë. (VIDEO)
77’ Muriç dhe Sulovari hyjnë në fushë në vend të Pedro dhe Stoilov në radhët e Bylisit.
73’ Falaje gjen hapësirën në të djathtën, gjuajtja e tij në shtyllën e parë ndalet nga Ozols. (VIDEO)
71’ Tabeku i dëmtuar del nga fusha e lojës duke i bërë vend Falaje.
69’ Olavio ka mundësinë e artë për të barazuar shifrat, por humbet ekuilibrin e nuk gjuan dot pak hapa larg Bekajt.
67’ GOOOL TIRANA! Bardheblutë fitojnë topin në mesfushë dhe nisin kundërsulm me Alvarez i cili pason për Tabeku. Sulmuesi në hyrje të zonës mposht Ozols me një goditje të saktë duke i dhënë avantazhin bardhebluve. (VIDEO)
66’ Rafael gjuan nga distanca, sfera shkon shumë larg portës.
64’ Halili shkel Pedron teksa po mbronte topin që shkoi në fundore, shihen pamjet në VAR por nuk jepet vendim kundër mbrojtësit të bardhebluve.
62’ Kobiljar dhe Haxhiu i lënë vendin në fushë Alvarez dhe Tabeku në radhët e Tiranës.
57’ Bylisi pranë golit me një aksion të shpejtë të nisur nga Pedro. Ai pason te Olavio i cili më pas e çon te Kamara. Ky i fundit gjuan por gjen vetëm shtyllën e portës së Bekajt me mbrojtjen e Tiranës që bën spektatorin. (VIDEO)
55’ Pasim nga e majta e sulmit në qendër ku Përgjoni vjen dhe në ecje e sipër, edhe pse i vetëm, fluturon topin shumë lart mbi traversën e bardhebluve.
50’ Kane del mirë në të djathtën, harkimi i tij shkon jashtë pa shqetësuar Bekajn.
46’ Kreshiç nuk mund të vazhdojë më dhe Kortez merr vendin e tij në prapavijën e Tiranës. Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Përndreca ekzekuton një goditje dënimi, Bekaj grushton sferën. (VIDEO)
44’ Halili është i ndëshkuari i parë me të verdhë pasi bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Olavio. (VIDEO)
42’ Përndreca ka mundësi të rrezikojë në krahun e majtë, por preferon të gjuajë nga jashtë, duke mos gjetur portën e bardhebluve.
37’ Kreshiç, ashtu si Xhixha më parë, ka vazhdimisht probleme fizike dhe duket se Tirana thjesht po mundohet t’i mbajë në fushë deri në pushimin e ndeshjes.
36’ Ballshiotët nisin të shfaqen gjithnjë e më shumë ngulmues në këto minuta në sulm, në kërkim të një hapësire për të rrezikuar portën kundërshtare.
29’ Pas një aksioni nga e djathta, Përgjoni hyn në zonën e Tiranës dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, e cila shkon shumë larg katërkëndorit të bardhebluve.
23’ Shfaqet përsëri në sulm Tirana pas shumë minutash heshtje nga të dy skuadrat, Vera harkon në qendër por mbrojtja e Bylisit largon rrezikun.
13’ Pedro nga e majta hyn në zonë dhe pason në qendër, Halili spastron topin.
10’ Xhixha merr një top të gjatë në zonë, por kryesori vlerëson një prekje topi me dorë nga sulmuesi dhe bën aksionin e pavlefshëm. (VIDEO)
4’ Mehmeti shpërthen në krahun e majtë dhe i afrohet portës, gjuajta e tij në shtyllën e parë nuk befason Ozols.
1’ Nis takimi në “Selman Stërmasi”.
Lojtarët kanë zbritur në fushë për nxemjen. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Mysloviç, De Freitas, Haxhiu, Halili, Xhixha, Kresiç, Kobiljar, Mehmeti
Trajner: Orges Shehi
BYLIS: Ozols, Kane, Dos Santos, Përndreca, Adeduro, Kamara, Dimov, Marku, Përgjoni, Do Karmo, Stoilov
Trajner: Mirel Josa





