Vlen 700 mijë euro, Sulejman Starova “masakron” mesfushorin e Tiranës: Është nul!

Ish-trajneri Sulejman Starova, tashmë në pozitën e specialist të futbollit, ka komentuar në emisionin “Skaner” në MCN, paraqitjet e ekipit të Tiranës ndaj Egnatias, ku bardheblutë fituan 3 – 1.

Edhe pse “rekordmenët” e Shqipërisë morën 3 pikët e rëndësishme për garën e mbijetesës, Starova ka kritikuar me “nota të larta”

“Në pjesën e parë, portieri i Tiranës u bë hero. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi nuk është kompakte në fazën defensive. Në shumicën e aksioneve, atyre i mungojnë 4 apo 5 lojtar në fazën defensive.

Vijnë fizikisht dhe nuk dinë të markojnë. Duke filluar nga të gjithë sulmuesët. Kjo bëri që Egnatia t’i thynte linjat e rivalëve sikur mos të kishte linja fare.

Defektet e Tiranës më ranë aq shumë në sy, saqë nuk mund të rrija dot në heshtje. Nuk kishte linja fare, ishin me fat. Alvarez (vlen 700 mijë euro sipas “Transfermarkt”) në fazën defensive është nul”.  

Lajme të tjera |  E KRYER/ Humbi vendin e titullarit te Tirana, portieri përgatit kalimin e bujshëm në Turqi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us