Policia gjermane ka zbardhur vrasjen e 27 vjecarit nga Burreli, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në nëntor 2023. “Bild”, raporton se për vrasjen janë shpallur në kërkim dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen te ditur.
Personat në kërkim dyshohet se i kanë kërkuar 17-vjecarit shqiptar Qerim D., nga Lushnja që të marrë autorësinë e vrasjes. Në fakt ky i fundit u vetëdorëzua në policinë gjermane pas ngjarjes duke raportuar se kishte kryer një vrasje, madje duke e çuar policinë në vendin e ngjarjes ku dhe u gjet kufoma. Shkak për zbardhjen e vrasjes mësohet se është bërë një kartë “Douglas” që ka çuar policinë në identifikimin e autorëve.
Më 25 nëntor 2023, policia zbuloi trupin e shqiptarit Reols H. (27 vjeç), i cili ishte ekzekutuar me një plumb në kokë, në një gardhin që të çonte në zonën e banjës.
Dy të dyshuarit e tjerë sipas BILD janë identifikuar si tregtari i ndërtimit dhe makinave Ferhat K. (30) nga Uetersen dhe punëtori i rastësishëm Selami C. (60) nga Hamburgu. Të dy dyshohet se janë arratisur në Turqi. Policia është në kërkim të tyre. Hetuesit kanë rënë në gjurmët e të dyshuarit të parë, Ferhat K., përmes materialit me të cilin autorët e kanë mbështjellë trupin dhe e kanë vendosur në pyll. K. e kishte paguar me kartën e tij Visa në një dyqan.
Reols (Alonso) Hysneli ishte dënuar më herët pasi ishte përleshur me disa persona, njërin prej të cilëve e kishte dëmtuar në kokë. Ai u dënua me 9 muaj burg, por u lirua me kusht. Hysneli ishte hetuar edhe për trafikim të lëndëve narkotike, gjë që e çoi drejt vdekjes. Ai ishte njohur teksa shpërndante drogë me 17-vjeçarin, të cilin e kishte punësuar më vonë. Por, konfliktet e mëvonshme kanë bërë që dyshja të takoheshin për ballafaqim. Në kërë takim, i mituri me origjinë nga Kukësi që në Gjermani ishte bërë pjesë e një grupi shqiptarësh që trafikonin drogë, kishte marrë dhe armë zjarri me vete. 17-vjeçari e ka qëlluar në kokë Hysnelin duke e lënë të vdekur dhe më pas ia ka transferuar në një zonë me shkurre, ku dhe u gjet i pajetë