ZYRTARE/ “Bardheblutë” surprizojnë në merkato, Gueye firmos në kryeqytet

Magaye Gueye është futbollisti më i ri i ekipit të Shkupit. Sulmues francez mbylli aventurën e tij me klubin e fundit, Anagennisi Karditsas në Greqi në vitin 2022. Tashmë i kthehet futbollit të luajtur pas 3 vitesh.

“Është kënaqësi të mirëpresim në skuadrën tonë futbollistin me përvojë dhe cilësi, Magaye Gueye, i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin tonë ofensiv!”, shkruan klubi i Shkupit në rrjetet sociale.

Ndërkohë që 35-vjeçari ka një karrierë interesante. Gueye është aktivizuar me ekipe të njohura si Strasbourg, Everton Brest, Qaragab dhe Dinamo e Bukureshtit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us