ZYRTARE/ Çudi në klubin e lojtarit të kombëtares, trajneri shkarkohet me vetëm një humbje

Al Ittihad dhe Laurent Blanc kanë ndarë përfundimisht rrugët. Pas humbjes së fundit me rivalin e Al Nassr në kampionatin arab, klubi i Mario Mitaj ditën e sotme ka njoftuar largimin e trajneirit.

Edhe pse ekipi i Al Ittihad njeh tre fitore dhe vetëm një humbje në katër javët e para të kampionatit, trajneri 59-vjeçar është shkarkuar nga detyra. Laurent Blanc e drejtoi ekipin arab në 46 ndeshje.

Në këto sfida, mesatarja e pikëve që Al Ittihad ka fituar është 2.39. Laurent Blanc ka pasur një karrierë të kënaqshme si trajner, pasi ka drejtuar Bordeaux, Paris Saint-Germain, Al Rayyan, Olympique Lyon dhe kombëtaren e Francës.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us