ZYRTARE/ Debutoi në moshën 17-vjeçare përballë Malishevës, Vllaznia i bën “dhuratën” speciale trajnerit Edi Martinit

Sokol Uldedaj ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist me klubin e Vllaznisë. Është vetë klubi shkodran që e ka njoftuar këtë marrëveshje me djaloshin e rritur brenda akademisë kuqeblu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një tjetër talent i shtëpisë që hedh hapin e rëndësishëm në karrierën e tij”, shkruan Vllaznia në videon e bërë publike ku shfaqet pikërisht 17-vjeçari duke bërë “show” me topin në këmbë.

Kujtojmë se ndeshjen e parë zyrtare, Uldedaj e bëri në Conference League në fitoren 2-1 të shkodranëve përballë Malishevës. Një ëndërr e bërë tashmë realitet për të riun, i cili i gëzohet edhe një “dhurate” speciale bërë nga drejtuesit e klubit, atë të kontratës së par.

Lajme të tjera |  Nis epoka e re, Armando Broja “zhduket” nga Bërnli (FOTO)

Një element me perspektivë edhe për trajnerin Edi Martini i cili do të ketë mundësinë të përfitojë prej tij cilësitë e duhura, marrë të mirëqenë faktin që luan në repartin ofensiv, më konkretisht sulmuesin e krahut të djathtë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us