Okseold Sefa është futbollisti më i ri i Trepçës së Mitrovicës. Mesfushori 24-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën me Vorën në Superiore, për të nisur një rrugëtim të ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Kjo është aventura e parë për Sefën jashtë Shqipërisë. Mesfushori është një lojtar i “prodhuar” te Tirana, ndërsa më vonë ka luajtur me Kukësin dhe skuadrën e Vorës.
NJOFTIMI:
Okseold Sefa bashkohet me KF Trepçën KF Trepça ka kënaqësinë të ju njoftojë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin defensiv Okseold Sefa.
24-vjeçari nga Shkodra i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencave me KF Vora dhe KF Kukësi, ndërsa hapat e parë në futboll i ka zhvilluar në akademinë e KF Tirana.
Me energjinë dhe cilësitë e tij në mesfushë, Sefa vjen për t’i dhënë forcë dhe stabilitet skuadrës sonë në sezonin e ri. Mirë se erdhe në familjen Gjelbërt dhe Zi, Okseold!





