Pas transferimit nga Metalist 1925 te Kharkiv në Premier League ruse, sulmuesi shqiptar nga Kosova, Baton Zabërgja ka gjetur golin.
Në miqësoren e sotme, 25-vjeçari shënoi golin e 3-të për klubin e kuq të Kharkiv ndaj Wolfsberger AC, e mbyllur 3 – 3. Te skuadra austriake, shënoi një tjetër shqiptar, Xhiakomo Vrioni.
Zabërgja bëri bujë te Dinamo me trajner Ilir Dajën, ndërsa la “blutë” e kryeqytetit për t’u bashkuar me Metalist 1925 në verën e vitit 2025, kosta e transferimit 800 mijë euro.





