ZYRTARE/ Prezantim dhe uniforma jo e “denjë”, Real Madrid zbulon trajnerin e RI

Pritjes i ka ardhur fundi, klubi i Real Madrid ka prezantuar trajnerin e ri.

Edhe pse në stil të çuditshëm, ku postimi në rrjetet sociale ka ardhur në trajtë “quiz”-i dhe me dominancën e ngjyrës rozë në veshjen e stafit, Jose Mourinho është zyrtarish “timonieri” i ri i “Galaktikëve”.

Kontrata është 3-vjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2029-të. Për “Special One”, përkon me rikthim, pasi i ka drejtuar madrilenët në periudhën 2010-2013, ku fitoi 3 trofe.

Ambicja kryesore e presidentit Perez dhe trajnerit Mourinho do të jetë Champions League.

Lajme të tjera |  Miliona euro në lojë, portieri shqiptar “rebelohet” ndaj Dortmundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us