ZYRTARE/ Dje njoftoi largimin “rrufe” të trajnerit, klubi i Tiranës nuk vonon dhe prezanton të riun

Pas largimit të Erkand Karajt, Klubi Shumësportësh Tirana ka emëruar trajnerin e ri të ekipit të basketbollit për meshkuj. Bëhet fjalë për grekun, Ioannis Diamantakos.

51-vjeçari ka një karrierë mjaft interesante, ndërsa së fundmi ka drejtuar kombëtaren e basketbollit për femra të Arabisë Saudite. Ndërsa ka eksperiencë edhe në Greqi, Rumani, Palestinë si dhe Liban.

NJOFTIMI:

Klubi ynë prezanton Ioannis Diamantakos si trajnerin e ri të ekipit të Basketbollit Meshkuj. Një kapitull i ri nis për skuadrën tonë me ardhjen e një trajneri me eksperiencë të gjerë ndërkombëtare dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e ekipit.

Ioannis Diamantakos sjell me vete një karrierë të ndërtuar në disa vende dhe kultura basketbolli, me eksperienca në drejtimin e klubeve profesioniste dhe ekipeve kombëtare në Greqi, Rumani, Palestinë, Liban dhe Arabi Saudite.

Me profesionalizmin dhe filozofinë e tij të punës, ai do të udhëheqë klubin drejt objektivave të vendosura, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të ekipit, rritjen e performancës sportive dhe arritjen e rezultateve sa më të larta. I urojmë mirëseardhjen trajnerit Diamantakos dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij të ri me ngjyrat bardheblu!

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Injoroi ofertën e Kombëtares shqiptare, sulmuesi i talentuar bën lëvizjen e papritur në merkato

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us