ZYRTARE/ La Tiranën për Dinamon, kampionët e Superkupës i presin “biletën” mesfushorit kuksian

Klubi i Dinamos ka njoftuar në rrjetet sociale se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin Fjoart Jonuzi.

Kuksiani la Tiranën për “Blutë” në janarin e 2025-ës, ndërsa tashmë është i gatshëm të nis një tjetër aventurë futbollistike.

Është fakt se së fundmi, mesfushori Jonuzi nuk ishte më në planet e trajnerit Ilir Daja. 29-vjeçari ka fituar 4 herë Kupën e Shqipërisë, 2 herë me Vllazninë, nga 1 herë me Kukësin dhe Dinamon.

 

Lajme të tjera |  “Malore” për Egnatian ende pa zbritur në fushë, koefiçientët “zbehin” euforinë e rrogozhinasve për kualifikim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us