ZYRTARE/ Rikthim pas 14 vitesh, Kroacia prezanton trajnerin e ri pas largimit të Zlatko Dalic

Slaven Bilic është trajner i ri i kombëtares së Kroacisë. Pas largimit të Zlatko Dalic, është 57-vjeçari nga Spliti që merr rolin e “timonierit” te ballkanasit, disi në mënyrë surprizuese.

ZYRTARE/ Rikthim pas 14 vitesh, Kroacia prezanton trajnerin e ri pas largimit

Slaven Bilic

Për Bilic, ky është një rikthim te kombëtarja pas 14 vitesh, pasi më parë e ka drejtuar Kroacinë në periudhën 2006-2012. Tani, detyra e 57-vjeçarit është të rimëkëmbë kroatët dhe të “prodhojë” brezin e ri.

Kujtojmë se në të shkuarën, Bilic ka drejtuar ekipe të njohura. Kroati ka qenë trajner i Hajduk Split, Besiktas, Lokomotivës së Moskës, West Ham, Al Ittihad, West Brom, Watford, BJ Huoan dhe Al Fateh.

Lajme të tjera |  Në stilin “alla Cristiano Ronaldo” dhe me “manita” ndaj Francës, Lamine Yamal bën që Mbappe të “dridhet”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us