ZYRTARE/ U largua nga Vllaznia, portieri shkodran prezantohet te kuqezinjtë

Kristi Qarri është futbollisti më i ri i Drenicës. Portieri shkodran vendosi që të largohej nga Vllaznia, për të nisur kështu një aventurë të re me kuqezinjtë në Superligën e Kosovës.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me portierin Kristi Qarri, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes FC Drenica”, shkruan ndër të tjera klubi kosovar.

Kujtojmë se te Drenica, Qarri do të gjejë ish-trajnerin e tij, Thomas Brdaric. Ky i fundit e ka pasur në ekip kur ishin të dy pjesë e Vllaznisë.

Lajme të tjera |  “I kemi të gjithë në dispozicion, psikologjisht gati!” Nevil Dede për ndeshjen në Champions: Besojmë te forcat tona! Xhemajli i ngre “murin” kundërshtarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us