ZYRTARE/ U transferua për 1 milionë euro te Sassuolo në moshën 17-vjeçare, ish-kampioni i Egnatias kalon te kuqeblutë

Mesfushori Alessandro Ahmetaj është bërë me ekip të ri. Pasi mbylli marrëveshjen me klubin e ND Gorica në Slloveni, ka vendosur të bashkohet falas me kuqeblutë e L’Aquila 1927 në Serie D të Italisë, niveli i 4-të për nga rëndësia.

Ahmetaj ka “shkelur” në Superiore dhe futbollin shqiptar në vitin 2023, ku iu bashkua Egnatias, ndërsa ka luajtur edhe me Flamurtarin.

Me ekipin rrogozhinas, 26-vjeçari fitoi gjithçka në 2 vite, nga titulli kampion (2 herë), deri te Kupa e Superkupa e Shqipërisë. Vlen të përmendet se në vitin 2017, teksa ishte vetëm 17 vjeç, u shit nga Cesena U-19 te Sassuolo U-20 për 1 milionë euro.

Lajme të tjera |  Çudia më e madhe, përfaqësuesit e Asllanit bien dakord me një tjetër klub

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us