Silvinjo e përmendi për Kombëtaren shqiptare, lojtari nga Argjentina vendos të ndryshojë fanellën

Tomas Guidara është një nga emrat e përmendur nga trajneri Silvinjo për Kombëtaren, ndërsa edhe Kristian Panuçi e shikonte më parë si mundësi. 29-vjeçari nga Argjentina ka ndryshuar së fundmi skuadër duke firmosur për Lanus.

Pas eksperiencës me Hurakan, sërish mbetet në elitën argjentinase. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit 2028.”

Me origjinë arbëreshe, por që ka luajtur vetëm në Argjentinë, Guidara asnjëherë nuk është ftuar nga Shqipëria. Dhe pse emri i tij është përmendur disa herë, sërish karriera e tij është fokusuar vetëm në vendlindje.

Lajme të tjera |  Egnatia kërkon surprizën e radhës në Champions, kampionët e Shqipërisë zbresin SONTE në fushë përballë rivalit slloven

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us