Mesfushori shqiptar i Kosovës Valon Berisha është drejt mbylljes së aventurës te klubi i LASK. 32-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e bardhezinjve të Austrisë dhe është gati të ndërrojë ekip.
Por, raportimet e fundit që vijnë nga Bosnje-Hercegovinë janë vërtetë befasuese. Sipas “Baza Zeljo”, Berisha është shumë pranë transferimit te FK Zeljeznicar Sarajevo.
Për informacion, Berisha pati kulmin e karrierës te Salzburg në Bundesligën austriake, ndërsa më pas kaloi te Lazio, por pa sukses.





