E PAPRITUR/ Dikur luante me Lazion, Berisha gati të firmos me ekipin ballkanas

Mesfushori shqiptar i Kosovës Valon Berisha është drejt mbylljes së aventurës te klubi i LASK. 32-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e bardhezinjve të Austrisë dhe është gati të ndërrojë ekip.

Por, raportimet e fundit që vijnë nga Bosnje-Hercegovinë janë vërtetë befasuese. Sipas “Baza Zeljo”, Berisha është shumë pranë transferimit te FK Zeljeznicar Sarajevo.

Për informacion, Berisha pati kulmin e karrierës te Salzburg në Bundesligën austriake, ndërsa më pas kaloi te Lazio, por pa sukses.

Lajme të tjera |  Kumbulla drejt largimit, tre skuadra të La Ligas vihen pas lojtarit të Kombëtares shqiptare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us