Partizani ka fituar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 2-1.
Golin e vetëm për durrsakët e shënoi Artan Jazxhi. Ndërkohë që për të kuqtë, golat u shënuan nga Rrok Toma dhe kolumbiani Diego Contreras, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 93-të.
Kështu, “demat” shkojnë në vendin e 5-të me 26 pikë, po aq sa Teuta, por “djemtë e detit” mbajnë vendin e 6-të.
Partizani 2 – 1 Teuta (Toma 31′, Contreras 90+2′ / Jazxhi 80′)
“Abissnet Superiore”: Java 20-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Sembene, Kola; Human, Ismaili, Kote, Bintsouka, Toma, Isgandarli. Trajner: Oltijon Kërnaja.
TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Përgjoni, Ismajli, Maçolli, Jurgens, Toli, Wotlai, Wankewai, Fadaiyo. Trajner: Enkeleid Dobi.
LIVE:
90+5′ Mbyllet 2-1 ndeshja.
90+3′ GOL PARTIZANI! Shënon Contreras.
80′ GOL TEUTA! Shënon Jazxhi.
49′ Super rast për Bintsouka, pret Selmani.
45+1′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
31′ GOL PARTIZANI! Shënon Rrok Toma.
19′ Rast i mirë për Teutën me Jurgens dhe Përgjonin. Fati dhe Qirko shpëtojnë Partizanin.
1′ Shkelmohet topi i parë në “Arenën e Demave”, nis dueli mes Partizanit dhe Teutës.







