VIDEO/ Sulmuesi kolumbian shënon në “frymën e fundit”, Partizani i Oltijon Kërnajës mposht Teutën dhe “hesht” kritikët

Partizani ka fituar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 2-1.

Golin e vetëm për durrsakët e shënoi Artan Jazxhi. Ndërkohë që për të kuqtë, golat u shënuan nga Rrok Toma dhe kolumbiani Diego Contreras, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 93-të.

Kështu, “demat” shkojnë në vendin e 5-të me 26 pikë, po aq sa Teuta, por “djemtë e detit” mbajnë vendin e 6-të.

Partizani 2 – 1 Teuta (Toma 31′, Contreras 90+2′ / Jazxhi 80′)

“Abissnet Superiore”: Java 20-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Erjon Bastari

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Sembene, Kola; Human, Ismaili, Kote, Bintsouka, Toma, Isgandarli. Trajner: Oltijon Kërnaja.
TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Përgjoni, Ismajli, Maçolli, Jurgens, Toli, Wotlai, Wankewai, Fadaiyo. Trajner: Enkeleid Dobi.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

LIVE:
90+5′ Mbyllet 2-1 ndeshja.
90+3′ GOL PARTIZANI! Shënon Contreras.

80′ GOL TEUTA! Shënon Jazxhi.

49′ Super rast për Bintsouka, pret Selmani.

45+1′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
31′ GOL PARTIZANI! Shënon Rrok Toma.

19′ Rast i mirë për Teutën me Jurgens dhe Përgjonin. Fati dhe Qirko shpëtojnë Partizanin.

1′ Shkelmohet topi i parë në “Arenën e Demave”, nis dueli mes Partizanit dhe Teutës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us