Kuvend/ Me 110 vota pro, miratohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes! Rama-opozitës: Thatë se SHBA do më bënte gjyqin, por më votuat mua si përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë

Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme projektligjin për aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 110 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Opozita gjithashtu ka bashkuar votat me mazhorancën për të votuar nismën e ndërmarrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ndërkohë që i vetmi që abstenoi ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muci.

Ndërkohë, gjatë kësaj seance janë rrëzuar 3 amendimet e propozuara nga Partia Demokratike, lidhur me këtë projektligj. Amendamenti i opozitës për të hequr emrin e Edi Ramës nga titulli i projektligjit u rrëzua me 79 kundër, 30 pro dhe 0 abstenime.

Më herët, Presidenti Bajram Begaj autorizoi kryeministrin Edi Rama për të nënshkruar marrëveshjen e Bordit të Paqes. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë u shpreh se pritet të shkojë personalisht në Shtëpinë e Bardhë, për të nënshkruar përfshirjen e Shqipërisë në këtë bord.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit i ka dolë sërish në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin tha se po mbahet në burg pa prova.

Edi Rama: Do të fitojmë apo jo, po, po, po! (Qesh) Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota. Tani thonë nuk je tek bordi, ok. Por u ngatërruat se nuk e dini si strukturohen grupet ndërkombëtare, kanë një organigramë që nuk e kuptoni. Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin. Ne detyruam presidentin Trump që të më pranojnë pa pagesë. SPAK është bërë si sportele. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair keni çuar në SPAK. S’doli gjë! Tani çoni prapë Tony Blari se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin për të cilin janë shkruar tre volume.

Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me opozitën në Kuvend, që sipas tij pretendonte se ai do të arrestohej si Maduro, por në fakt sot do të votojnë për ta dërguar në SHBA, si përfaqësues të Shqipërisë në Bordin e Paqes. Rama tha se opozita korr vetëm fitore imagjinare, ndërsa ironizoi dhe përpjekjet e tyre që në Kongresin Amerikan të flitet për tenderat e AKSHI-t. Kryeministri shqiptar komentoi po ashtu dhe për statusin non grata, që sipas opozitarëve do i hiqej Berishës dhe do i vendosej atij.

Pjesë nga fjala e Ramës: Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë të cilin Shqipërisë në radhë të parë kësaj shumice qeverisëse në emër të këtij vendi dhe sigurisht krejt Kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes. Ne shumica kuvendore e Shqipërisë për tre mandate të plota e kemi bërë zëdhënësin dhe punëtorin e paqes në këtë rajon të trazuar edhe kur kjo është dukur dhe madje është komentuar si tradhti. Ne e kemi çuar Shqipërinë e përkushtuar për paqen deri dhe në krye të OSBE-së, apo në tryezën e KS të OKB ku kemi nderuar flamurin dhe kombin shqiptar. 

Ju fituat se për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte mua gjyqin. Ju fituat sepse e parlamëruat popullin që mua do më thërrisnin në Amerikë më 20 janar. Ju festuat arrestimin e Maduros dhe ju thatë shqiptarëve ishte provë për arrestimin e Ramaduros. Unë me ju nuk tallem, nuk tallem, kurrë me fitoret tuaja. Sot ju do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta uroj ushtrinë amerikane të bashkohet me protestën tuaj nga tarraca e kryeministrisë, sepse do dorëzohem vetë paqësisht. Do të vijnë të më marrin me eskortë dhe të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë për të më ulur si anëtar të Bordit të Paqes.

Ju prisni të fitoni me helikopterë të ushtrisë amerikane, por jo se unë do dorëzohem vetë. Fituat edhe këtë herë. Në fillim thashë që nuk është ftesë, unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak, se po mbyteni. Larg qofshi të mbytur. Doli ftesa, thatë; këtë ftesë e ka gjithë bota. Tani thatë: “Nuk je te bordi.” Ok, ok! Rëndësi ka që do ngrini kartonin me votën tuaj dhe do të miratoni Bordin e Paqes. Sot do ngrini kartonin, do fitoni, po apo jo? Po, po! Ju denoncuat aferën 1 miliard dollarë që ua premtova seksereve të vendit, por denoncimi juaj më detyroi të hiqja dorë dhe Trump u detyrua të më pranonte pa pagesë.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ka ndezur sot Kuvendin, me socialistët që e kanë futur relacionin me procedurë të përshpejtuar. Në Komisionin për Politikën e Jashtme, u rrëzuan amandamentet e PD, që kërkoi që Shqipëria të përfaqësohej nga presidenti Begaj dhe jo nga kryeministri. Vetë Rama i pranishëm në seancë, dha sqarime se pse nuk ishte i pranishëm sot në Davos, ku Trump nënshkroi marrëveshjen me 19 shtete, përfshirë dhe Kosovën.

Lajme të tjera |  Një e pesta e ekonomisë familjare shkon për bukën e gojës, Eurostat: Shqiptarët harxhojnë mbi tri herë më shumë se BE-ja për ushqime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us