VIDEO/ Tirana ndez “luftën” për mbijetesë! Goli i sllovakut mjafton përballë Flamurtarit, Vora me 10 lojtarë bën “ligjin” ndaj Teutës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Në këto dy duele pati surpriza, ndërsa u shënua një total prej 2 golash.

Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic. Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë më pak se Flamurtari i 9-ti dhe 2 më pak se Bylis i 8-ti.

Në krahun tjetër, Vora me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të kapitenit Tabaku, ka mposhtur 1-0 Teutën. Ndeshjen e vendosi goli i Kasallës, me Vorën që shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 6-të, duke lënë në vendin e 7-të Teutën, po me 26 pikë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Plas skandali në Turqi! Gallatasarai nën hetim për trukim të ndeshjeve, dyshohet se Osimhen u ble me paratë e…

REZULTATET:

Tirana 1 – 0 Flamurtari (Myslovic 77′)

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio, Leshi, Myskovic, Ernest, Marku, Xhixha, Vogli, Tabekou, Kresic. Trajner: Ardian Nuhiu.
FLAMURTARI: Aleksovski, Gomes, Squadrone, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Bangaly, Ramadani, Chantakias, Maksuti. Trajner: Francesco Moriero.

77′ GOL TIRANA! Shënon Myslovic.

53′ Tiranën e shpëton shtylla, Flamurtari i afrohet golit me Oshafin.

28′ Te Flamurtari pretendojnë për penallati, Jorgji thotë “jo”.

Teuta 0 – 1 Vora (Kasalla 26′)

FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Fofana, Boçi, Rooney, Arifi, Toli, E.Vila, Wotlai. Trajner: Enkeleid Dobi.
VORA: Harizaj, Repaj, Tabaku, Kasalla, Vrapi, Adeloye, Fazlagic, Daka, Barjamaj, Shehi, Geci. Trajner: Arjan Bellai.

85′ Vora me 10 lojtarë, kapiteni Tabaku ndëshkohet me karton të kuq.

Lajme të tjera |  Stiven Shpendi ndez merkaton, tre klube pas futbollistit shqiptar

26′ GOL VORA! Shënon Kasalla.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us