Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Në këto dy duele pati surpriza, ndërsa u shënua një total prej 2 golash.
Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic. Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë më pak se Flamurtari i 9-ti dhe 2 më pak se Bylis i 8-ti.
Në krahun tjetër, Vora me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të kapitenit Tabaku, ka mposhtur 1-0 Teutën. Ndeshjen e vendosi goli i Kasallës, me Vorën që shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 6-të, duke lënë në vendin e 7-të Teutën, po me 26 pikë.
REZULTATET:
Tirana 1 – 0 Flamurtari (Myslovic 77′)
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio, Leshi, Myskovic, Ernest, Marku, Xhixha, Vogli, Tabekou, Kresic. Trajner: Ardian Nuhiu.
FLAMURTARI: Aleksovski, Gomes, Squadrone, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Bangaly, Ramadani, Chantakias, Maksuti. Trajner: Francesco Moriero.
77′ GOL TIRANA! Shënon Myslovic.
53′ Tiranën e shpëton shtylla, Flamurtari i afrohet golit me Oshafin.
28′ Te Flamurtari pretendojnë për penallati, Jorgji thotë “jo”.
Teuta 0 – 1 Vora (Kasalla 26′)
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Fofana, Boçi, Rooney, Arifi, Toli, E.Vila, Wotlai. Trajner: Enkeleid Dobi.
VORA: Harizaj, Repaj, Tabaku, Kasalla, Vrapi, Adeloye, Fazlagic, Daka, Barjamaj, Shehi, Geci. Trajner: Arjan Bellai.
85′ Vora me 10 lojtarë, kapiteni Tabaku ndëshkohet me karton të kuq.
26′ GOL VORA! Shënon Kasalla.





