“Një nga 5 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin ofensivën kundër Iranit” – Forbes: Shqipëria, një aleat i fuqishëm i SHBA-së

Sipas një shkrimi të Forbes, nga 32 anëtarët e NATO-s, vetëm pesë vende kanë dalë publikisht në mbështetje të ofensivës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, mes tyre edhe Shqipëria.

Shumica e vendeve të tjera të aleancës kanë mbajtur qëndrim neutral ose kritik ndaj operacionit, duke e vështirësuar për presidentin Donald Trump kërkesën për ndihmë dhe mbështetje ushtarake nga koalicioni.

Përveç Shqipërisë, vendet që kanë shprehur publikisht mbështetje janë: Maqedonia e Veriut, Lituania, Letonia dhe Republika Çeke, ndërsa mbështetje ka shfaqur edhe Kosova, e cila nuk është anëtare e NATO-s, por ka baza të saj.

Këto vende kanë lidhur qëndrimin e tyre me shqetësime për programin bërthamor iranian, kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal dhe aktivitetet e Iranit kundër aleatëve të tyre.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e lidhi qëndrim e Shqipërisë me tensionet e mëparshme diplomatike me Iranin.

Lajme të tjera |  "Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Në një postim në rrjetin X më 28 shkurt, Rama shkroi: “Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump”, duke dënuar gjithashtu “agresionet kibernetike” të Iranit ndaj Shqipërisë, të cilat çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në 2022. Ky qëndrim e vendos Shqipërinë si një aleat të fuqishëm të SHBA-së në rajon, shkruan Forbes.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ripostoi fjalimin e Trump-it mbi sulmet më 28 shkurt, duke shtuar: “Ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë për të dhënë fund regjimit iranian dhe për të sjellë lirinë dhe paqen”.

Shumica e vendeve të NATO-s kanë mbajtur qëndrim neutral ndaj sulmeve, përfshirë Danimarkën, Finlandën dhe Luksemburgun, duke dënuar veprimet e Iranit, por pa mbështetur operacionin ushtarak. Disa vende, si Italia dhe Spanja, janë shprehur qartë kritikë ndaj sulmeve, duke vënë në dukje rreziqet për stabilitetin ndërkombëtar dhe pasojat humanitare.

Lajme të tjera |  Një e pesta e ekonomisë familjare shkon për bukën e gojës, Eurostat: Shqiptarët harxhojnë mbi tri herë më shumë se BE-ja për ushqime

Artikulli i Forbes thekson se mbështetja e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera të vogla të NATO-s e vendos vendin tonë në një pozicion të qartë pro-SHBA-ve dhe Izraelit, duke treguar aleancën e fortë dhe angazhimin ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us