Polonia 0 – 1 Shqipëria (Hoxha 41′)
Ka përfunduar pjesa e parë mes Polonisë dhe Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Fraksioni i parë u mbyll 0-1 në favor të kuqezinjve.
Deri më tani po vendos goli i Arbër Hoxhës, i shënuar në minutë e 41-të të ndeshjes. Pas një gabimi të mbrojtësit polak, Bednarek, Hoxha përfitoi duke shmangur edhe portieri, e më pas çoi topin në fundin e rrjetës.
Pritet që 45 minutat e dyta të jenë akoma me të zjarrta. Teksa ky gol na afron më shumë me ëndrrën e Botërorit 2026.
Gjysmëfinale “play-off”: Kualifikuese Botërori
Stadiumi: “PGE Narodowy”
Arbitër: Anthony Taylor
FORMACIONET ZYRTARE:
POLONIA: Grabara, Kiwior, Bednarek, Kedziora, Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras, Rozga, Kaminski, Lewandowski. Trajner:Jan Urban.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Shehu, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho.
LIVE:
45+3′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
41′ GOL SHQIPËRIA! Shënon Arbër Hoxha.
36′ Goditje e fortë e Qazim Laçit, por jo e saktë.
34′ Taylor nuk fal, ndëshkon Mario Mitajn me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Rozga.
17′ Lajm i keq. Arlind Ajeti largohet i dëmtuar nga fusha, vendin e tij e merr Ardian Ismajli.
7′ Polonia rrezikon përsëri nga një goditje këndi, Hysaj shpëton Kombëtaren nga goli i sigurt.
5′ Polakët shfaqen rrezikshëm në zonën kuqezi, goditja e Lewandowskit shkon jashtë.
1’ Shkelmohet topi i parë në “PGE Narodowy”! Starton dueli historik Poloni – Shqipëri, Kombëtarja me mision të qartë drejt Botërorit.





