VIDEO/ Si nisi zjarri që përpiu pallatin te kompleksi ‘Arlis’ në Tiranë

Kjo është video e fillimit të zjarrit që përpiu fasadën e pallatit 12-katësh te kompleksi “Arlis”, në zonën e njohur si “Farmacia 10”. Në pamje duket momenti kur mbeturinat e marketit në katin 0 të pallatit përfshihen nga flakët.

Flakët e zjarrit që ranë të martën pasdite në pallatin 12 katësh, në kompleksin “Arlis” në Tiranë, pranë QSUT-së, përpinë thuajse gjysmën e pallatit në të gjithë gjatësinë e tij dhe shkrumbuan 30 banesa

E paqartë mbetet shkëndija e parë. Policia ka monitoruar kamerat e sigurisë, dhe në momentin që flakët shpërthejnë, pranë kartonëve, që shihen si burimi i parë i zjarrit, nuk ka njeri. Pak më herët, në zonë shihen fëmijë që luajnë, të cilët mund të kenë hedhur diçka në karton që ka shkaktuar flakët, por nuk përjashtohet edhe mundësia e hedhjes së ndonjë cigareje të pa fikur nga katet e sipërme të pallatit. Hetimi vijon, e pritet që shkaku të qartësohet.

Lajme të tjera |  Shënohet viktima e dytë nga stuhia, mbytet peshkatari në Ksamil, gjendet varka e fundosur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us