Tabaku nis vizitën 2-ditore në Romë: Bashkëpunimi me Italinë nuk ka nevojë për propagandë

Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, nisi të hënën një vizitë dyditore në Itali, ku pritet të zhvillojë takime me senatorë dhe deputetë të parlamentit italian, si dhe me figura kyçe nga e djathta italiane.

Në një video të publikuar nga Roma, Tabaku deklaroi fokusi i këtyre takimeve është integrimi europian dhe roli i Italisë si partner strategjik për Shqipërinë. Sipas saj, mbështetja që ka ardhur ndër vite nga Roma është e rëndësishme, por ajo sjell edhe përgjegjësi më të madhe nga pala shqiptare.

Gjatë takimeve, Tabaku thotë se do të të ngrejë disa çështje që i konsideron thelbësore sicc janë të drejtat e njeriut, liritë themelore, roli i opozitës në parlament dhe sidomos lufta kundër korrupsionit. Sipas saj, kjo e fundit është “rruga e vetme” për një integrim të qëndrueshëm në Bashkimi Europian.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Në axhendë janë edhe takime bilaterale me përfaqësues të Forza Italia dhe Fratelli d’Italia, me synim forcimin e bashkëpunimit mes forcave të djathta.

Tabaku e cilësoi Italinë si një partner kyç jo vetëm politikisht, por edhe për lidhjet njerëzore përmes diasporës shqiptare. Sipas saj, shqiptarët në Itali janë një pasqyrë e mirë e vlerave që vendi përfaqëson në Europë.

Në përmbyllje të deklaratës së saj, Tabaku theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe jo në propagandë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us