Ish-futbollisti i Kombëtares Shqpresa, Arda Kurtulan, po kalon një moment të artë në elitën e futbollit turk, teksa mbrëmjen e sotme shënoi golin e katërt në kampionat me fanellën e Goztepes, në triumfin 2 me 0 ndaj Antaljaspor.

Futbollisti 23-vjeçar, i vili ka regjistruar 11 ndeshje me fanellën kuqezi, është shndërruar në një lider te skuadra turke, teksa në total numëron 28 paraqitje si dhe 1 asist.
Goztepe kërkon 15 milionë euro, për ta lënë të lirë. Bëhet fjalë për një futbollist polivalent, që numëron paraqitje nga mbrojtja në sulm.
Për Kurtulan madje u tha se mund të ndërrojë përfaqësuese, duke zgjedhur Turqinë ku ka lindur. Ndër skuadrat e interesuara për të janë edhe Fenerbahçe me Gallatasarajn.





