ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Ilirjan Duro do të jetë trajneri i ekipit Egnatia B. Ekipi i dytë i rrogozhinasve u njoftua ditën e djeshme si risia më e re në futbollin shqiptar, skuadër e cila do të militojë në Kategorinë e Tretë, prej sezoni 26/27.

Ndërkohë që përveç Duros, Egnatia ka preznatuar edhe pjesën tjetër të stafit. Roli i zëvendëstrajnerit i është besuar Amarildo Cakos, ndërsa Anxhelo Suta do të jetë drejtor i akademisë.

“Suksese në këtë rrugëtim të ri dhe punë të mbarë në zhvillimin e talenteve të së ardhmes”, shkruan ndër të tjera klubi rrogozhinas në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us