Teksa janë duke zhvilluar fazën përgatitore, në kuadër të sezonit të ri në Kategorinë e Parë, klubi i Orikut ka njoftuar se Sherif Idrizaj do të konfirmohet në pankinë edhe për edicionin futbollistik 2026/27.
Fakti që skuadra ia doli të shpallej kampione në Kategorinë e Dytë, drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë këtë detyrë trajnerit 48-vjeçarit i cili ka pranuar të marrë përsipër përgjegjinë për të udhëhequr grupin drejt një tjetër sezoni me shumë pritshmëri.
“I urojmë trajnerit Idrizaj shumë suksese në sezonin e katërt radhazi në stolin e ekipit tonë. Vazhdojmë së bashku!”, shkruhet më tej në postimin e Orikut.





