VIDEO/ 2 gola për të mbajtur gjallë shpresën për mbijetesën, Bylis “i falet” dyshes Emini-Camara dhe mposht Teutën

Lajmi në përditësim..
Bylis 2-0 Teuta (Emini 3′, Kamara 90’+4)

“Abissnet Superiore”: Java e 33

Stadiumi: “Adush Muçaj”

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

 

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Ozols; Bruno, Kane, Emini, Adeduro, Kamara, Dimov, Kodji, Marku, Përgjoni, Vieira. Trajner: Mirel Josa

TEUTA: Selmani; Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Ismajli, Toli, Votlai, Maçolli, Daci, Boçi, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.

 

LIVE:

Mbyllet ndeshja, Bylis 2-0 Teuta.

90’+4 GOL BYLIS! Shënon Kamara.

8 minuta shtesë të akorduara para mbylljes së sfidës.

88′ Krosim i mirë në zonën e Bylisit, por Gonçalves nuk arrin te topi.

 

Koha për zëvendësimet e fundit në të dyja kampet. Te Bylis largohet Do Carmo për Walisson, ndërsa te Teuta largohet Woltai për Kuqin.

Zëvendësim te Bylis! Futen në fushën e lojës Stoilov dhe Guraneli.

Lajme të tjera |  “Jam i bindur që do të fitojmë në Slloveni”, Nevil Dede shuan dilemat: Ja pse nuk luajti Albano Aleksi

Largohet Daci dhe futet në fushë Roni në radhët e Teutës.

70′ Ndërhyrje me bërryl nga Maçolli, Jorgji s’e toleron dhe e ndëshkon me karton të verdhë.

66′ Zbritje e rrezikshme për Bylisin, por Zogos i detyruar shkakton faull. Arbitri s’ia kursen kartonin e verdhë.

Largohet Emini, futet në fushën e lojës Ademola në radhët e Bylis

57′ Shënon Zogoz, por goli nuk vlen. VAR-i e anullon për pozicion të parregullt. 

 

49′ Rrezik në portën e Bylis, por lojtarët e Teutës nuk shfrytëzojnë dot shansin e artë dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën. 

Nis pjesa e dytë mes Bylisit dhe Teutës.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Katër minuta para mbylljes së pjesës së parë.

43′ Kthesë me roveshatë nga Kotobellit, Ozols “mohon” festën e durrsakëve. 

Lajme të tjera |  Kanë zhvilluar merkato për notën “10”, pretendentët e Superiores zbresin në fushë për 4 prova radhazi (AXHENDA)

38′ Daci nuk i beson syve, goditja e tij me kokë shkon pranë shtyllës së portës së mbrojtur nga Ozols.

27′ Një tjetër shans i shpërdoruar për Teutën, topi del jashtë kuadratit. 

   

25′ Shans i mirë për Teutën për të kthyer ekuilibrat, por Ozols tregohet vigjilent dhe shmang golin. 

15′ Përplasje e fortë mes dy lojtarëve të cilët përfundojnë të dëmtuar, Jorgji ndalon lojën për pak çaste.

12′ Vjen shansi i parë për Teutën, Daci ndalet nga porteri Ozols.

8′ Ndërhyrje e ndëshkueshme për Enea Jorgjin, Kodji merr të verdhë.

3′ GOL BYLIS! Shënon Emini. 

1′ Shkelmohet topi i parë në “Adush Muçaj”. Nis sfida mes Bylisit dhe Teutës.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us