E VEÇANTË! Largim siç e do zakoni, Elseid Hysaj “ndez zgarën” për herë të fundit te Lazio

Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio në fund të sezonit aktual. Kontrata e tij përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe nuk do të rinovohet, me palët që do të mbyllin kështu bashkëpunimin.

Por, 32-vjeçari nuk do të ikë “fshehurazi”, por ka zgjedhur mënyrën e bukur për t’u dhënë lamtumirën shokëve të ekipit dhe stafit. Sipas mediave italiane, Hysaj do të organizojë një drekë për skuadrën, në ambientet e qendrës stërvitore të klubit.

Një drekë me zgarë të hapur do të organizohet në javët e ardhshme nga mbrojtësi shqiptar, mënyrë e veçantë për t’u thënë të gjithëve “mirupafshim”.

Kujtojmë që Hysaj u bashkua me Lazion në korrik të vitit 2021 si një lojtar i lirë nga Napoli. Me fanellën e lacialëve, 32-vjeçari ka marrë pjesë në 131 ndeshje, duke shënuar 2 gola e asistuar në 4 të tjerë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Myrto Uzuni rikthehet me gol në SHBA, “bomberi” shqiptar tund rrjetën e radhës me Austin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us