Berisha sulmon ambasadorin e BE në Tiranë: Sillet si të ishte ambasadori i Ramës, ka gënjyer në Bruksel për ne

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka sulmuar ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Berisha tha se Gonzato sillet si Ambasador i kryeministrit Rama dhe se ka gënjyer në Bruksel sikur opozita nuk e do integrimin e Shqipërisë.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë e kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera.

Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh Berisha.

Lajme të tjera |  Kur e kuptuat që Rama-Berisha janë bashkë: në Zvërnec apo në Gërdec?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us