Përkrah Ildi Grudës me trofeun e kampionit, drejtori sportiv i Egnatias “sms” Edi Martinit: Koha tregon çdo vendim

Egnatia ka tashmë statutin e kampiones në Shqipëri, duke mbrojtur për të tretin vit radhazi “kurorën” e më të mirës në kampionatin shqiptar.

Kështu, rrogozhinasit mposhtën konkurrencën me rivalët për titull si Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo, duke e mbyllur në vendin e parë në kuotën e 37 pikëve po aq sa verdheblutë, por me avantazhin e golave në përballjet direkte.

Si duket, tek Egnatia i rikujtojnë “mesazhet” e vjetra, ndaj dhe drejtori sportiv i këtij klubi, Klejdi Zenelaj ka zgjedhur të shkëpusë një postim të bërë 11 muaj më parë nga trajneri i shkodranëve, Edi Martini, i cili pas transferimit të sulmuesit Ildi Gruda te Egnatia pikërisht nga Vllaznia më 4 korrik të vitit të kaluar, shkroi se “jeta vazhdon”.

Lajme të tjera |  Rruga drejt grupeve të Conference League, Dinamo e Ilir Dajës në provën e vështirë (RIVALËT E MUNDSHËM)

Këtij postimi, Zenelaj i është përgjigjur me një foto ku gjendet përkrah pikërisht sulmuesit Gruda, duke mbajtur në dorë trofeun e kampionit, një objektiv që mbeti thjesht një “ëndërr” e parealizuar për Shkodrën që i duhet të pres akoma, përtej 25 viteve.

“Koha tregon çdo vendim”, shkruan drejtori sportiv, duke lënë të nënkuptohet se zgjedhja për të transferuar Grudën në Rrogozhinë ishte një vendim i duhur.

Përkrah Ildi Grudës me trofeun e kampionit, drejtori sportiv i

Postimi i Klejdi Zenelajt, drejtori sportiv i Egnatias

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us