Ish-deputeti i PD, i shkruan Ramës: Nëse tërhiqesh, do t’i bësh vendit dëmin më të madh

Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho, që prej kohësh është kthyer në kritikun më të madh të Partisë Demokratike, i ka kërkuar Edi Ramës të mos japë dorëheqjen, pas protestave që kanë shpërthyer prej gati një muaj në Tiranë.

Sipas tij, Rama do t’i bënte dëmin më të madh vendit, nëse jep dorëheqjen.

Postimi i Spahos

Edi Rama,

Kjo nuk është protestë për të lëpirë dhe pickuar vajza e djem të sinqertë në bulevard.

Këtij populli i ke bërë deme të pafund. Në një vend me shoqëri me formim demokratik do kishe ikur me kohë.

Dëmi më i madh që do i bëje ketij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kunder integrimit të Shqipërisë në BE.

Lajme të tjera |  Balla pas mbledhjes së grupit: Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, i përket partisë

Kujto që dëmi që do i besh vendit, duke e lënë atë në duart e atyre që duan ta zgjedhin qeverinë me short dhe hienave politike që presin të kapin çfarë të kapin, do jetë i tillë që ti nuk do i shpëtosh përgjegjësisë edhe kur ndoshta të mos jesh në këtë botë.

Meqënëse po flet për sinqeritet në bulevard, kujto ëndrat-makth të personazhit të Kadaresë tek Dimri i Vetmisë së Madhe.

Nëse çedon, mos u habit që mund të vijë një ditë që eshtrat e tua t’i tërheqin zvarre në bulevard si në endrrat e atij “reaksionarit”.

Në krye te bulevardit ndonjëtrashegimtar i Mark Zavalines do i bjerë violinës.

Duket si fantazi e sëmurë, por ata qe janë të interesuar që ky vend të bëje përpara dhe jo pas, nuk do ta falin nëse çedon nga kjo protestë, synimi i të cilës është ta kthejë vendin një shekull prapa.

Lajme të tjera |  "Puna në Sazan ka nisur, Zvërneci ende pa projekt" - Ministrja Ibrahimaj jep detajet: Po negociojmë përqindjen që do fitojmë ne

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us