“Rama të mos dorëhiqet”/ Ish-zv.ministrja socialiste kritikon Spahon: Turpërohen burrat në pleqëri! (Përplasja e plotë)

Një mesazh i ish-deputetit demokrat Edmond Spaho, drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku i kërkonte të mos dorëhiqej në mes të situatës së tensionuar politike dhe protestave, ka shkaktuar reagime në kampin politik dhe në rrjetet sociale.

Ish-zëvendësministrja socialiste e Financave, Irena Beqiraj, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi dy deklarata të ndryshme të Spahos, duke e shoqëruar me komentin: “I njëjti Edmond Spaho është? Gjynah! Turpërohen burrat edhe në pleqëri!”

Në reagimin e saj, Beqiraj e akuzon Spahon për ndryshim qëndrimesh ndër vite dhe për mungesë koherence në deklaratat publike.

Postimi i Irena Beqiraj

Sa më dhimbsesh !
Më dhimbsesh për moshën, më dhimbsesh për arsyetimin , më dhimbsesh për hamendësimet! Më dhimbsesh se titulli që mban presupozon njohuri, urtësi e maturi!
Por të mirkuptoj kur kërkon të më gjesh përkatësinë. Sepse ti vet nuk ke jetuar dot asnjë ditë pa një të tillë.
Unë nuk kam anë e përkatësi e prej saj të përfitoj, unë nuk jam si ti, unë kam njohuri të lidhura me shtyllën kurrizore.
Në Komisionin e Ekonomisë, kam debatuar por jo me ty, ti ishe i padukshëm, pa peshë e pa përmbajtje. Kam debatuar me Sherefedin Shehun, Florian Mimën, Ridvan Boden, Dash Shehin, Jorida Tabakun, Igli Carën por asnjëherë për Kryeministrin por për punën.
Ndaj ti më dhimbsesh edhe të fal!

Por, nuk ka munguar as përjgigja e Spahos. Në një postim në rrjete sociale, Spaho i përgjigjet Beqirajt, teksa sqaron qëndrimin e tij oër Ramën. Sipas Spahos, Rama nuk duhet të largohet nga detyra në këtë moment kur vendi është pranë integrimit europian.

Lajme të tjera |  “Jam kundër protestës, drejtohet nga karrigethyer”, ish-deputeti i PD, Edmond Spaho: Rama duhet të qëndrojë, i domosdoshëm për integrimin në BE

Në fund të reagimit, Spaho i kujton Irenes me ironi qëndrimet e saj politike ndër vite. “Sa për turpërimin, kur nuk ke ti që hidhesh nga një karrige në tjetrën, pse të turpërohem unë që kam qëndruar vetëm në një karrige, atë të së vërtetës”, shkruan Spaho.

Përgjigjia e plotë e Spahos:

Irene me ke sy e ke lexuar postimin tim, me ate me xham apo me ate pa xham?

Me fal, po ke ngaterruar qepet me patatet.

Asgje nga ato qe kam thene per Ramen ne te shkuaren nuk i heq presjen dhe i them edhe sot. Ne postimin tim shkruaj qe Rama duhet te kishte ikur me kohe per demet qe i ka bere vendit. Por ti kete nuk e lexon sepse te eshte thyer xhami.

Une Rames i them te mos ike nga presioni i neomarksisteve, fondamentalisteve islamike, sillogjeve te Epirit, xhamillareve te Tetoves e Prishtines, proletareve te gjithe botes qe nuk kane prapanice ne vendin e tyre e duan ta rrezojne Trumpin ne Tirane, ambientalisteve fondamentaliste qe per fondet qe marrin duan qe ne Shqiperi te kete vetem zogj dhe kafshe te egra, te atyre qe duan te fusin percarje midis shqiptareve ne rajon dhe atyre qe nuk duan integrimin europian te vendit.

Do apo nuk do ti dhe une, Shqiperia eshte shume afer integrimit europian, me merite apo per arsye gjeopolitike. Te gjithe do mbajme pergjegjesi para historise nese e djegim kete mundesi per mustaqet e Çelos.

Ti mund te jesh pjese e listes se 500 asambleisteve qe pretendojne ta qeverisin Shqiperine post-proteste. Une nuk i besoj keto marrezi qe ti i beson.

Une nuk jam pjese e asnje liste, as tek lista e Asamblese por as tek listat e Saliut apo Edit. Jam i lire dhe flas sipas bindjes sime, pa kerkuar ndonje shperblim.

Irene, po une cilen te besoj, Irenen zevendesministre dhe dretoreshe dogane, qe kur vinte ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave bente be per koken e Edi Rames, apo Irenen e 500 asambleisteve, shakaxhie e perparimit, qe kerkon shkaterrimin e gjithe institucioneve dhe drejtimin Shqiperise me qeveri te perkoheshme qe do zgjidhen me short?

Sa per turperimin, kur nuk ke ti qe hidhesh nga nje karrike ne tjetren, perse te turperohem une qe kam ndenjur vetem ne nje karrike, ate te se vertetes.

Nje keshille, ne proteste pi sa me shume uje. Mendja kokerr gruri eshte dhe nga vapa fillon e te le.

Suksese ne marrezine ku ke hyre!

Pwrmes njw mesazhi publik,Spaho i bëri thirrje Ramës që mos të dorëzohet ndaj presionit të protestave, duke thënë se do t’i bënte një dëm të madh vendit.  Sipas Spahos, tërheqja e Ramës nga drejtimi i qeverisë në këto kushte do të linte Shqipërinë, në duart e forcave siç ai i quan, të atyre që synojnë ta çojnë vendin “një shekull pas”. Në mesazhin e tij publik, Spaho thekson se protestat aktuale, sipas tij, janë të karakterizuara nga qëndrime përçarëse dhe ide që ai i cilëson si “islamisto-fondamentaliste” dhe “antitrampiste”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us