“U ndamë ftohtë dhe në heshtje” – Kujtim Cakrani flet për arsyet që çuan në “divorcin” me Ilir Metën

Avokati Kujtim Cakrani, në një intervistë direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel u shpreh se Ilir Meta sot ka marrë një tjetër avokat për të bërë mbrojtjen e tij.

Duke folur për gazetaren Anila Hoxha, ai u shpreh se pas seancës së fundit ata u ndanë ftohtë dhe në heshtje dhe se nuk kanë pasur më komunikim, ndërsa shton se largimin nga mbrojtja e Metës e kishte menduar edhe vetë ai.

Sakaq shton se peng i ngel fakti që në këtë periudhë që ka kryer mbrojtjen e tij, ka bërë një punë të jashtëzakonshme siç thotë, dhe se kolegu i ri që do marrë mbrojtjen e ish-presidentit do ta gjejë rrugën e shtruar.

Lajme të tjera |  Dreka e gabuar që ‘divorcoi’ Ilir Metën me avokatin Kujtim Cakrani (FOTOT ekskluzive)

“Atë seancë ne u ndamë shumë ftohtë dhe nuk patëm më komunikim. Nuk dua të flas më shumë, unë jam mëse i kristaltë në marrëdhënie me të. Ishte ndarje në heshtje. Meta sot vendosi të marrë avokat tjetër, këtë e kisha menduar dhe unë, ishin në një mendje me zotin Meta.

Nuk e di kush do jetë avokati i ri. Kushdo të jetë ai e ka gjetur shtruar bazamentin sepse ju e dini që unë kam bërë një punë të jashtëzakonshme dhe për këtë më mbetet peng. Ngrita imazhin e dërrmuar të ish- presidentit duke marrë parasysh atë që ka ndodhur dhe kjo është ajo që më ka mbetur pak peng”, tha ai.

Lajme të tjera |  Ish-deputeti i PD, i shkruan Ramës: Nëse tërhiqesh, do t’i bësh vendit dëmin më të madh

Ndërkohë gazetarja Hoxha nga burime të pakonfirmuara, mëson se Meta ka zgjedhur të mbrohet nga një ish-gjyqtar i shkarkuar nga Vetting.

Deri tani Ilir Meta ka ndërruar dy avokatë, Genc Gjokutajn dhe Kujtim Cakranin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us