Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Besëlidhjes ka njoftuar arritjen e akordit me mesfushorin Sabit Bilali. 28-vjeçari vjen te ekipi lezhjan me parametra zero, ndërsa konsiderohet vlerë e shtuar në repartin “lidhës” të ekipit.
Bilali vlerësohet lojtar ekuivalent në mesfushë, ku mbulon jo vetëm rolin e ekuilibruesit, por edhe “shkatërruesit”. Për Besëlidhjen, ky transferim mund të rezultoi i goditur për arritjen e objektivit, ngjitjen në Superiore.
Eksperienca e Sabit Bilali është një tjetër “armë” e fortë, pasi ka luajtur me Dinamo Zagreb U-19 dhe ka fituar titullin në Superiore me Partizanin. Në edicionin 2026-2027, ekipi nga qyteti i Lezhës do të militojë në Kategorinë e Parë.





