Skënderbeu është rikthyer në Superiore pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë dhe është përfocuar shumë gjatë kësaj merkato për sezonin e ri.

“Korça Boom” raporton se së fundmi bardhebkuqtë kanë firmosur kontratën edhe me një francez. Bëhet fjalë për Amadou Seydi i cili luan qendërmbrojtës.
28-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve si Kolomiers, Muret, Seite, Paris 13 dhe së fundi Koncarneu. Sipas Transfermarkt kartoni i tij vlen 100 mijë euro dhe kështu do të nisë një aventurë të re larg Francës, për korçarët e Superiores.





