ZYRTARE/ Largimi “rrufe” nga Superiorja, Dejvi Bregu PREZANTOHET tek ekipi i ri

Dejvi Bregu është futbollisti më i ri i Al Zulfi. Sulmuesi 30-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën me Dinamon në Superiore, për të nisur një rrugëtim të ri me klubin nga Arabia Saudite, në ligën e dytë.

Ashtu siç u raportua disa ditë më parë nga “Newsport.al”, Bregu bashkohet me klubin nga provinca e Riadit. Ndërsa për vetë sulmuesin vlonjat, kjo është hera e parë që do të luajë në Arabinë Saudite.

Më herët, Bregu ka luajtur në Turqi me skuadra si Boluspor dhe Umraniyespor, si edhe në Poloni, me ekipin e Wisla Krakow. E shkuara në Shqipëri është e pasur, me Dinamon, Teutën, Skënderbeun, Luftëtarin dhe Flamurtarin.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Eliminimi nga Botërori “zgjon” Portugalinë, prezantohet trajneri i ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us