Euro po humbet gjithnjë e më shumë terren përballë lekut. Këtë të premte valuta evropaine preku nivelin më të ulët historik duke u këmbyer me 93.7 lekë, ose 5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Më 8 korrik në komisionin e Nismave Qytetare guvernatori Gent Sejko u shpreh se ky zhvlerësim ka ardhur për shkak të turizmit, remitancave dhe investimeve që kanë sjellë fluks valute në tregun tonë, dhe se ndërhyrjet e tyre në treg bëhen vetëm për të garantuar stabilitetin financiare.
Forcimi i vazhdueshëm i lekut ka sjellë efekte të ndryshme në ekonomi. Nga njëra anë, importet bëhen më të lira dhe ulen kostot për bizneset që blejnë mallra jashtë vendit, por jep efekt pozitiv edhe për borxhin e huaj apo kreditë në valutë duke i bërë më të lira këstet e kthimit. Nga ana tjetër, eksportuesit që marrin të ardhurat në euro apo familjet që marrin remitanca, përballen me të ardhura më të ulëta kur i konvertojnë në lekë
Brenda 1 dekade euro ka humbur rreth 31.5% të vlerës së saj kundrejt lekut shqiptar, pasi në korrikun e 2016-ës një euro kushtonte 137 lekë.
KURSI I KËMBIMIT TË EUROS
Korrik 2016 1 €=137 lekë
Korrik 2021 1 €=122 lekë
Korrik 2026 1 €=93.7 lekë





